16:46 / E Martë, 26 Janar 2021 / k.v

Gjykata Supreme dhe Policia zotohen për bashkërendim aktivitetesh në funksion të sundimit të ligjit

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci bashkë me gjyqtarët Agim Maliqi e Albert Zogaj, kanë pritur sot në një takim njoftues, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që të bashkërendojnë aktivitetet kur është në pyetje zbatimi unik i ligjit dhe të rrisin bashkëpunimin në situatat ligjore kur ka paqartësi lidhur me veprimet e policisë së Kosovës.