10:59 / E Martë, 14 Korrik 2020

Gjykata Supreme në SHBA miratoi pas 17 vitesh ekzekutimin me vdekje të një personi

Gjykata Supreme në SHBA ka marrë vendim për ekzekutimin e parë me vdekje të një personi në nivel federal pas plot 17 vitesh.

Daniel Luis Lee, i dënuar për vrasjen e një çifti në Arkansas është ekzekutuar me një dozë vdekjeprurëse të pentobarbital, një qetësues i fortë vdekjeprurës.

Gjykata ka vendosur me shumicë të ngushtë, pesë vota pro dhe katër kundër për rivendosjen e ekzekutimit me vdekje.

Dy ekzekutime të tjera janë planifikuar për këtë javë, dhe një tjetër është planifikuar për në gusht.

Ekzekutimi i fundit sipas ligjit federal në Shtetet e Bashkuara ndodhi në 2003./Indeksonline/