15:32 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjykata Themelore në Gjilan cakton masën e paraburgimit për të kërkuarin nga INTERPOL-i

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditëve të pandehurit, S.R.

“I pandehuri është kërkuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Austrisë – kërkesë e Interpolit, për shkak të veprës penale e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi drogat dhe narkotikët të shtetit austriak, apo veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet ne komunikatën për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.S, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe po që se i njëjti gjendet në liri, mund të arratiset për të i ikur përgjegjësisë.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit”, përfundohet në komunikatën për media./Indeksonline/