”Gjyqtarë horra”/ Drita ankohet në FFK për Mervan Bejtullahu dhe Gramos Shala

Skuadra e Dritës është ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, ndaj dy gjyqtarëve, Mervan Bejtullahu dhe Gramos Shala.
Klubi nga Gjilani këtë e ka bërë pas ndeshjes së Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit, ku ”Intelektualët” fituan pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Drita thotë se vendimet e gjyqtarit Mervan Bejtullahut kundër tyre ishin të qëllimshme dhe kanë ndikuar direekt në rrjedhjen e lojës dhe në rezultat.
”Te nderuar adhurues dhe futbolldashës Gjilanas dhe jo vetëm, ajo se qfar sot pamë së bashku në ndeshjen e kupës na detyron që së bashku mos të heshtim ndaj njerézve tendencioz dhe pa personalitet!Kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e Dukagjinit të cilit i dëshirojmë suksese në kampionat.Më poshtë keni ankesën publike drejtuar strukturave te FFK-së!Shpresojm të jetë e para dhe e fundit.”, thuhet në postimin e Dritës.
Më posht mund ta shihni ankesën e plotë të FC Dritës drejtuar FFK-së, ndaj gjyqtarëve Mervan Bejtullahu dhe Gramos Shala./IndeksOnline/