15:58 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjyqtarët pritet të testohen për “COVID-19” dhe gjendjen e tyre fizike

FFK ka njoftuar se të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 10:00 do të mbahen testet fizike si dhe testimet për COVID-19, për gjyqtarët dhe vëzhguesit e gjyqtarëve, shkruan GazetaSheshi.

Lista e pjesëmarrësve të cilët duhet të jenë të pranishëm në stadium në orën 10:00 (PDF).

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, pjesë

marrësit e këtyre testeve duhet t’u përmbahen rekomandimeve si në vijim:

– Nuk duhet marrë me vete asnjë shoqërues, përveç atyre që janë në listë

– Secili duhet të mbajë dorëza dhe maska

– Duhet mbajtur distanca fizike, së paku 2 metra

– Pjesëmarrësit do të ulen në stadium tek pjesa perëndimore e tribunave P1, (prapa bankinës mysafire).

– Duhet lënë të zbrazëta së paku 6 karrige dhe 2 rreshta mes vete.

Luten pjesëmarrësit e këtyre testeve që të mos krijojnë tollovi dhe të ndjekin rekomandimet e mësipërme dhe ato që dalin nga IKSHP-ja.