75 Mall Live Search
17:05 / E Martë, 24 Mars 2026 / Gj Sh

Gjyqtari i njohur anglez do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Poloni – Shqipëri

Shqipëria të enjeten me 26 mars do të luaj si mysafire e Polonisë, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”PGE Narodowy”, në Warsaw, nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

UEFA ka caktuar gjyqtarin e njohur anglez, Anthony Taylor, për ta ndar drejtësinë në këtë përballje.

Asistent të tij do të jenë, Gery Beswick dhe Adam Nunn, po ashtu anga Annglia.

Gjyqtari i katërt do të jetë, lituanezi, Donatas Rumsas, derisa në VAR, anglezi Jarred Gillett.

Kujtojmë që në rast fitore, Shqipëria në finalen e play-offit do të luaj me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi./IndeksOnline/