20:34 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari ia fali një pikë Bullgarisë, shikojeni momentin e turpshëm

Bullgaria ka barazuar me Malin e Zi në ndeshjen e parë kualifikuese të luajtur ndaj Malit të Zi.

Por, për barazimin 1-1 bullgarët duhet t’i falënderohen gjyqtarëve francezë që e drejtuan këtë ndeshje.

Kjo pasi që penalltia e shënuar në fundin e ndeshjes nga bullgarët ishte tërësisht e falur.

Ajo u shkaktua 1 metër larg zonës së 16-shit dhe është çudi e madhe se si gjyqtarët e vlerësuan atë si penallti.

Penalltia e paqenë u konkretizua nga Delev./Indeksonline/