23:08 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Gjyqtari italian do të ndaj drejtësin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës

Ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror 2022 mes Katarit dhe Ekuadorit, do të drejtohet nga një gjyqtar italian.

Daniele Orsato do të jetë gjyqtari që do të drejtoj ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.

46-vjeçari u bë zyrtar i FIFA-s në vitin 2010 dhe punoi si ndihmës gjyqtar video (VAR) në Rusi 2018. Ai mori drejtimin e finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2020 midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në Lisbonë.

Katari dhe Ekuadori takohen në stadiumin Al Bayt të Dohas në orën 19:00 me orën lokale. Skuadra vendase është e vetmja debutuese mes 32 kombeve në Kupën e Botës 2022, ndërsa Ekuadori po merr pjesë në turne për herë të katërt.

Skuadrat janë në Grupin A me Senegalin dhe Holandën./IndeksOnline/