13:59 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Gjyqtari me stemë të FIFA-së ka një mesazh për Vjosa Osmanin: Puno ‘Fair Play’!

Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj ka dhënë një mesazh të qartë për Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Zogaj i cili është me licencë të UEFA-s dhe FIFA-s, i ka uruar sukses Osmanit, duke i kërkuar po ashtu të bëjë punë ‘Fair Play’, shkruan IndeksOnline

Fjala ‘Fair Play’ përdoret në sporte, ajo ka mesazhin e paraqitjes pa hile mes kundërshtarëve. Është virtyt i respektimit të rregullave.

Bekim Zogaj është gjyqtari i parë kosovar që ka ndarë drejtësinë në shumë aktivitete të njohura në futboll. Ai po ashtu ka ndarë drejtësinë edhe në Superligën e Zvicrës./IndeksOnline/