14:08 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjyqtari nga Prishtina drejton derbin e Superligës, do t’i ketë pesë ndihmës

Të shtunën nga ora 16:00 do të zhvillohet derbi i xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në mes Prishtinës dhe Llapit.

Ndeshja e cila mund të vendos fatin e titullit do të drejtohet nga gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar kryetari i gjyqtarëve të FFK-së, Përparim Hasani.

Me pëlqimin e dy skuadrave është vendosur që Genc Nuza të drejtoj ndeshjen Prishtina – Llapi“, ka thënë Hasani.

Ai gjithashtu ka shtuar se në ndeshjet e rëndësishme në këto tri xhirot e fundit do të jenë të pranishëm nga gjashtë gjyqtar. /IndeksOnline/