12:27 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjyqtari serb drejton ndeshjen, Man United – Juventus

Gjyqtari serb, Milorad Mazic do ta drejtojë ndeshjen e Champions Leagues mes Juventusit dhe Manchester Unitedit.

Ndeshja zhvillohet në ”Old Trafford”, të martën, me fillim nga ora, 21:00.

Mazic do të jetë i asistuar në këtë ndeshje nga Milovan Djokiv dhe Danilo Grujic, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Nemanja Petrovic, transmeton IndeksOnline.

Mazic është një gjyqtar me përvojë të madhe ndërkombëtare, i cili e drejtoi edhe finalen e Champions Leagues sezonin e kaluar.

Image result for milorad mazic

Ai gjithashtu e drejtoi Superkupën e Evropiane para dy sezoneve si dhe finalen e Konfederatave në vitin e kaluar.

Mazic e ka drejtuar tashmë tre herë Juventusin, ku ”Zonja e Vjetër” u mposhtë 0-1 nga Olumpiacosi, fitoi 3-0 ndaj Dortmundit dhe në barazimin, 0-0 me Barcelonën para një viti.

Ndërsa, në ndeshjet ku Mazic ishte gjyqtar, Man Unitedi fitoi dy herë, barazoi njëherë dhe humbi dy herë./IndeksOnline/