09:32 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjyqtarja e ndëshkon Kaka-në me karton para se të bënte një “selfie” me të

Kaka mbetet si njëri nga futbollistët më të pëlqyer në futboll, edhe nga skuadrat kundërshtare.

Futbollisti më i mirë i vitit 2007, së bashku me Ronaldinhon, Roberto Carlosin, Rivaldon, Cafun dhe Bebeton luajtën një ndeshje bamirësie kundër Israelit.

Brazilianët fituan me rezultat 4:2 me golat e Bebetos, Ronaldinhos, Kakasë dhe Amorosonit.

Momenti më interesant i ndeshjes ishte kur gjyqtarja e ndëshkoi ish-futbollistin e Milanit dhe Real Madridit me karton të verdhë.

Këtu ajo shfrytëzoi një mundësi të artë për të nxjerrë një fotografi me brazilianin. /IndeksOnline/