10:27 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjyshja 48-vjeçare rrëfen sekretin e “rinisë” së saj

Por cili është sekreti i Belinda White që duket një gjyshe kaq e bukur?

Ajo nuk konsumon asgjë shtazore dhe prej vitesh ushqimi i saj parësor janë frutat.

Gjyshja nga Rotherham, South Yorkshire, në Britaninë e Madhe, nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe me një nip 6 javësh, ha mbi 20 fruta në ditë.

Ajo tregon për “The Sun” se mjekët i kanë thënë që “gëzon trupin e një atleteje”.

“Ndihem shumë mirë në çdo sens. Më duket sikur çdo ditë që kalon bëhem gjithnjë e më e re. Dukem si 28-vjeçare,  por në të vërtetë jam 46”.

Shumë persona nuk e besojnë moshën reale të Belindës, e cila falë dietës duket shumë më e re nga ç’është në të vërtetë.