Një gjyshe frikëson shoferët e papërgjegjshëm, duke përdorur tharësen e flokëve
E lodhur nga shoferët e papërgjegjshëm, Patti Maumgartner, një gjyshe në Montana të SHBA-së, ka vendosur të marrë drejtësinë në duart e saj.
Ajo ka përdorur tharësen e flokëve në vend të radarit që mat shpejtësinë e veturave, duke i detyruar shoferët që të mgasin makinat më ngadalë në zonën e banuar.

Baumgartner nga Polsoni i Montanas ka frikë për nipat e saj, të cilët luajnë në zonën e frekuentuar, kështu që vendosi ta bëjë rolin e “polices”.
“Ata harrojnë se duhet të ulin shpejtësinë derisa kalojnë në zonën e banuar. Shumë njerëz ankohen se nuk mund të ecin lirshëm apo të ngasin biçikletat. Kemi biseduar me fqinjët se si mund t’i detyrojmë shoferët ta ulin shpejtësinë. Kështu, vendosa të marrë një karrige të ulem në të dhe ta mbaj në duar tharësen e flokëve, që nga distanca ngjan me radarin”, ka deklaruar Patti.
Për të kanë dëgjuar edhe policët lokalë, që nuk e kanë penguar të vazhdonte “vetëdijesimin” e qytetarëve. /IndeksOnline/
