15:52 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjyshja që është e vetmja banore në fshatin e saj

Në fshatin e Rusisë perëndimore, Tolokonnikovo jeton vetëm një banore.

Lyudmila Vyacheslavovna, 70 vjeçare është e vetmja banore në fshatin e saj, transmeton Indeksonline.

Ajo kalon e vetme të gjitha festat. Fshati i saj është i harruar nga të gjithë. Gjyshja 70 vjeçare duhet të kujdeset për vetën dhe të bëjë të gjitha punët.

Në fshatin Tolokonnikovo nuk ka ujë, prandaj 70 vjeçarja detyrohet që të shkoj të marrë diku tjetër.

Përveç kësaj, ajo duhet t’i gjejë vetë drutë e dimrit dhe të preje flokët e saj. Për të kuptuar jetesën e saj dhe rutinën që bën kjo banore, fotografja Olga Kouznetsova kaloi tre muaj me të./Indeksonline/