16:27 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjyshja ushqen njerëzit për më pak se një cent në Indi

Ajo është 80-vjeç dhe ngrihet çdo mëngjes në ora gjashtë për të përgatitur mëngjesin më të lirë në botë për bashkëqytetarët që nuk kanë para.

Gjyshja Kamalathal shet ëmbëlsira orizi për një rupi (0.01 cent euro) në një qytet në jug të Indisë.

Kjo gjyshe e shet ushqimin deri në mesditë, transmeton KosovaPress.

Ajo thotë se ndihmon njerëzit që nuk kanë para, por që kanë nevojë për të ushqyer familjet e tyre.