15:59 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / OSH

Gjysma e një lagjeje në Amerikë vendosin flamuj kosovar para shtëpive të tyre

Shtetasi amerikan, Jon Fanell, përmes Tëitter ka bërë të ditur se gjysma e lagjes ku jeton kanë vendosur flamujt amerikanë dhe atë të Kosovës para shtëpisë së tyre, në der të 14 vjetorit të Pavarësisë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se njëi nga fqinjët e tij janë nga Kosova dhe iu ka treguar si e festojnë 4 korrikun, pavarësinë e SHBA-së.

Fanell tha se komshinjët ia kanë kthyer nderin kosovarëve duke vendosur edhe ata flamujt kosovarë para hyrjes së shtëpisë.

“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e rrugës sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe po valvitim flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre sot!”, tha ai./IndeksOnline/