08:22 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Gjysmëfinalja e playoffit në NBA/ Atlanta shijon fitoren e parë

Skuadra e Atlanta Hawks ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të playoffit në NBA.

Atlanta mposhti 116 me 113 ekipin e Milwaukee Bucks, shkruan IndeksOnline

Basketbollisti më i mirë në fushë ishte Young, i Atlantas – i cili realizoi 48 pikë, bëri 7 kërcime dhe 11 asistime.

Një paraqitje solide pati edhe greku, Antetokounmpo – i cili realizoi 34 pikë, bëri 12 kërcime dhe 9 asistime.

Kjo ishte fitorja e parë serike në gjysmëfinalen e playoffit./IndeksOnline/