19:24 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës do të vendoset pas vazhdimeve

Po zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës për klube.

Pas 90 minuta lojë, Riber Plate dhe Al-Ain po barazojnë me rezultat 2-2, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe kaloi e para në epërsi me golin e Berg në minutën e 3-të të ndeshjes.

Argjentinasit përmbysën rezultatin me dy gola të shpejtë nga Rafael Borre.

Ciao barazoi rezultatin në minutën e 51-të për t’i dhënë ndeshjes edhe 30 minuta të tjerë.

Kujtojmë se në minutën e 69-të, Martinez nuk ia doli të shënoj nga penalltia. /IndeksOnline/