Glauk Konjufca tregon qëndrimin e Vetëvendosjes për demarkacionin me Malin e Zi
Vetëvendosje sot ka thirrur konferencë për media, e cila po mbahet aktualisht në ambientet e këtij subjekti.
Glauk Konjufca, deputeti i këtij subjekti politik ka theksuar se nuk e kanë përkrahur as versionin e Murat Mehës por që kjo marrëveshje edhe tash duhej të kthehej në pikën 0. Madje ai tha se votat e deputetëve të këtij subjekti shkojnë kundër Marrëveshjes së Demarkacionit.
“Versioni i Murat Mehes me gabime të mëdha. Për neve më e mira për Kosovën ka qenë që ta kthej këtë version në pikën 0, këtë ia kemi thënë edhe ndërkombëtarëve.” tha Konjufca.
Ai theksoj se marrëveshja e tanishme me Malin e Zi po i konvenon kësaj të fundit, për shkak se po merr çka nuk i takon.
“Po të kishte ndodhur kjo do të kishte nisur proces i ri me Malin e Zi për demaskim që nga fillimi. Por ky version i konvenon Malit të Zi sepse po merr diçka që nuk i takon” përfundoi Konjufca
Ndryshe, Konjufca shtoi se se mbledhja e Grupit parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje do të mbahet në orën 15:00, një orë para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/