23:52 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Glauk Konjufca tregon qëndrimin zyrtar të Vetëvendosjes

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhet e Lëvizjes Vetvendosje, Glauk Konjufca në një prononcim per media tha se Levizje Vetëvendosje është kundër Gjykatës Speciale sikur në vitin 2015 edhe tash.

Ai vazhdoj duke thënë se një gjë e tillë nuk kryhet me nguti dhe se nuk e kupton pse ka ndodhur një gjë e tillë sot dhe jo pas nesër apo ndonjë ditë tjetër.

“ Nguti e pashpejgushme, deri dje nuk ke  kjo temë tash menjëherë qohet pushteti alarmohet dhe reagon qe ne te shfuqizojmë gjykaten speciale. Nuk e dimë ku ekziston ky siklet, a  vetëm te një person. Pse qenka  kjo pa tjeter te ndodh sot e jo pasnesër.  Shpejt e shpejt ti miratojnë disa vendime pse dikush ka vendos kështu”tha Konjufca.

Ai tha se Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet vetëm me anën e ndryshimeve Kushtetuese dhe kuresei në këtë mënyrë duke shprehur kështu edhe qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“ I pa sigurt na u ka duk se nuk është shfuqizim i nenit kushtetues, ne mendojmë qe nuk zhbëhet kjo dhe është loje e pushtetit për me na shti në tema qe nuk janë te vërteta. Gjykatë Speciale do te ketë per aq kohe sa ka amendament qe është votu nga Kuvendi i Kosovës, Vetëvendosje ka shpreh qëndrimin e vet brenda Kuvendit të Kosovës që më së miri kjo punë të shkoj përmes ndryshimeve kushtetuese”

Kujtojmë që seanca për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale nuk do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit në mbledhjen e kryesisë./Indeksonline/