17:10 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se për ta mposhtur Covidin- 19 duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.

Postimi:

Qytetarë të dashur, miq të çmuar,

Desha ta ndaja me ju faktin se jam diagnostikuar me virusin COVID-19.

Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tashti. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.

Edhe një herë falënderimi për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.