13:41 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Globalizmi elemetet pozitive dhe negative

Globalizimi nuk është i pandalshëm. Dukshëm, ai mbetet i kufizuar dhe ka një konsensus të gjerë se mbizotërimi i pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve po dëmton kombet më të varfra…

Ekspertët e njohur kanë deklaruar se globalizimi jo vetëm funksionon por është i domosdoshëm në qoftë se të gjithë vendet e botës aspirojnë ta zgjerojnë lulëzimin dhe lirinë e tyre anekënd planetit. Tregu, në mënyrë të pakundërshtueshme, është motori më i fuqishëm që ekziston për sa i përket ngritjes së nivelit të jetesës.

Edhe pse globalizmi është një term për të cilin është shumë vështirë që të jepet një definicion që do të thotë definicioni i dhënë të përfshijë të gjitha elementet përbërëse të tij e të përjashtoj të gjitha elementet që nuk i takojnë atij, prapëseprapë dijetarët dhe shkenctarët janë munduar që të japin definicione të ndryshme dhe të bëjnë përshkrime të ndryshme të tij. Kështu që, kur të shiqohet në aspektin gjeneral globalizmi paraqet një proçes ekonomik, një kapital, një shërbim i cili i tejkalon kufijt e mundësive teknologjike dhe shkencore dhe i cili është një proçes mjaft i përzier, i ngatërruar, i tollovitur, me batica dhe zbatica, ndonjëherë edhe kontradiktor, rezultatet e të cilit, qofshin ato pozitive apo negative, nuk mund që të definohen në mënyrë decide. Një zhvillim i këtillë, krahas që na ofron shumë mundësi të reja, ai na çpikë edhe me qindra probleme të reja me të cilat duhet të ballafaqohemi. Ata të cilët globalizmin e vlerësojnë si një zhvillim pozitiv parimet kryesore të tij i grumbullojnë në tituj kryesorë si sekularizëm, demokraci liberale, ekonomi e lirë dhe shteti ligjor e kushtetues. Kurse disa të tjerë të njëjtën mundohen ta shprehin duke u nisur nga  aspektet ligjore e vlerësojnë si një revolucion “për të drejtat e njeriut”, në aspektin politik si një demokraci liberale, ndërkaq në aspektin ekonomik si një ekomoni të lirë dhe me një rivalitet në prodhim.

Pra në këtë rast me globalizmin duhet të kuptojmë synimin për  transformimin e botës në një ekonomi të vetme, në një politikë të tërësishme dhe të përbashkët dhe në një jetë etike ku njeriu, pa marë parasysh vendin, do të ndjehet I lirë për të menduar, vepruar dhe besuar, por përsëri këtë e realizon në bazë të një kulture, tradite dhe besimi të caktuar pas së cilës, mendoj se, fshihet një kolonizim i ri, gjegjësisht një planifikim strategjik. Dhe këtë mundohet ta arrijë me përhapjen e informacionit në çdo skaj të botës, me zhdukjen graduale të kufijve për lëvizje të lirë të transportit të prodhimeve, shërbimeve, individëve, mendimeve, të dhënave, parave, format e veshjeve dhe të sjelljeve, etikës, kulturës etj.

Globalizmi peretendon dy fakte shumë me rëndësi. E para, ai dëshiron që edhe politikisht, edhe ekonomikisht, edhe në aspektin social të dominojë ndikueshëm në tërë botën. Kurse e dyta, globalizmi pretendon të shtojë ndikimin dhe varësinë dhe lidhjen reciproke në dhe mes shteteve dhe shoqërive në tërë botën. Varësia reciproke, e cila ritet bashkë me globalizmin, vazhdon kontinuitativisht që jetën e çdo njërit ta bëjë edhe më të varur prej vendimeve dhe lajmeve që vijnë aq largë sa që njeriu nuk ka mundësi që në një mënyrë tjetër t’i posedojë ato pranë vetes.

Globalizmi në dobi apo në dëm të njeriut,  do të kisha theksuar se, me sa duket dhe me sa shohim dëmi i këtij proçesi të quajtur globalizëm apo glokalizëm është kah rëndon, por shpresojmë që ky proçes do të marë të mbarën drejt dobisë njerëzore, por tash për tash të tilla simptome as nuk shihen e as nuk duken. Popujt e vegjël fatkeqësisht nga globalizimi aq sa mund të përfitojnë, ndoshta edhe dyfishin e humbin, shembull mund të marrim popullin tonë (shqipëtarët, kosovarët), të cilët në këtë epokë të globalizimt nuk i përfillin edhe aq traditat kulturore të popullit shqipëtar të trashëguar shumë e shumë shekuj dhe brezave të mëparshëm, të cilët pak a shumë e kanë ruajtur dhe i janë shmangur zhdukjes se traditës së mirëfillt, ndërsa në kohën e tashme, pra në globalizëm çdogjë është ndryshe.

Disa nga faktorët që e karakterizojnë pak a shumë ndikimin e globalizimit, i cili duhet thënë se është duke ndryshuar shumë koncepte lidhur me atë se si e kanë perceptuar jetën, njerëzit më përpara dhe si e perceptojmë ne tani.

Në qoftë se globalizimi ka elemente pozitive, atëherë është logjike që të ketë edhe ato negative, nëpërmjet globalizimit në shoqëritë e ndryshme të botës kemi përhapjen e disa cilësive jo të mira si p.sh:konsumimin e alkoholit, drogës, prostitucionit, kriminalitetit etj. Të gjitha këto elemente janë shumë aktuale në epokën e globalizimit dhe janë problematika që duhet t’u kushtohet shumë më tepër rëndësi, që të kemi një shoqëri dhe një jetë të shëndoshë tani dhe për brezat që do të vijnë pas nesh.

Albina Hyseni
Studiura Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane

Njohuri te gjera psikologjike
Teknike Farmaceotike