21:15 / E Premte, 14 Janar 2022 / MSH

Godet Lille, transferon Zhegrovën!

Lille ka blerë sulmuesin Edon Zhegrova nga Basel, pasi shiti te Fiorentina Jonathan Ikone për 14 milionë euro.

Francezët janë bindur nga cilësitë e sulmuesit të Kosovës dhe në arkat e klubit zviceran nuk kanë shkuar pak, por 7 milionë euro.

Zhegrova ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Lille. Ajo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Klubi me këtë rast i ka ururar Zhegrovës mirëseardhjen!