10:50 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Godet të miturin në oborrin e tij përderisa po parkonte veturën

Një person është goditur përderisa vozitësi po parkonte automjetin në oborrin e tij në Suharekë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari aksidentalisht ka goditur të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe rasti është incizuar në procedurë të rregullt./Indeksonline/