07:10 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Goditet grupi i kokainës së shqiptarit të burgosur, zbulohet fitimi marramendës

Policia greke ka goditur nje bande te trafikut te kokaines, koka e te cilit ishte nje shtetas shqiptar.

Mesohet se operacioni eshte finalizuar ne Athine dhe “Panorama” raporton se ne pranga u vune 10 grekë dhe nje shqiptar. Nderkohe qe ne burg i eshte komunikuar akuza nje shqiptari tjeter 35-vjec, i konsideruar kreu i grupit.

Ky i fundit, sipas “Panorama” ishte arrestuar per trafik kokaine me 13 tetor 2017 ne portin e Pireut.

Hetimet kane zbuluar shumat marramendese te fitimit. Raportohet se se fundi ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga trafikimi i droges.

Sekuestrohen gjate operacionit 1 kg 615 gram kokaine, 750 gram perzieres, 59 mije euro, 30.000 lek te reja shqiptare, dy kartmonedha false 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motorr, 18 celulare, 3 libreza banke, 2 karta krediti etj