23:34 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Goditet me thikë sulmuesi 18-vjeçar

Momente shumë të vështira ka kaluar sulmuesi i talentuar i Aston Vilës, Bradley Joung, i cili është goditur me thikë nga persona të paidentifikuar.

I riu u ndalua nga disa persona, të cilët e goditën me thikë dhe u larguan nga vendngjarja.

Menjëherë lojtari 18-vjeçar është transportuar në spital, ku ka marrë edhe ndihmën e parë.

Image

Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, për fat të mirë lëndimet e lojtarit nuk kanë qenë shumë të mëdha dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Sulmi ndaj djaloshit të ri është bërë pranë qendrave stërvitore në “Elmdon Park”.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të identifikuar personat që e kanë kryer këtë sulm.

Thuhet se janë marrë në rajon 3 persona të dyshuar se mund të kenë kryer këtë ngjarje dhe kanë dhënë dëshminë e tyre.