10:06 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

Goditet në kokë një person që kërkonte lëmoshë në Prishtinë

Një person ka raportuar se deri sa kishte qenë duke kërkuar lëmoshë në tregun e gjelbër ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull, i cili e kishte goditur me fshesë në kokë.

Rasti kishte ndodhur dje në treg te Zona Industriale në Prishtinë. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.