12:00 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / B O

Goditet nga rryma, vdes një person në Skenderaj

Një person pa shenja jetë ka përfunduar në QKMF në Skenderaj.

Viktima dyshohet se ka qenë duke punuar dhe është goditur nga energjia elektrike. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në fshatin Qirez të Skenderajt.

Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Qirez, Skenderaj 22.01.2021 – 09:00. Raportohet se në QKMF Skenderaj është një person pa shenja jete. Dyshohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike. Njësitet relevante policore dhe ato të KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.