14:23 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Goditje” e madhe për Manchesterin, befasia Haaland drejt Gjermanisë

Befasia e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, Erling Haaland ka qenë më i përfoluri për transferim.

Ai është kërkuar nga Manchester United, megjithatë agjenti i tij duket se ka vendosur ndryshe, shkruan Indeksonline.

Mino Raiola sot ka udhëtuar në Gjermani për të biseduar për transferimin e Haaland.

Sipas mediave gjermane, norvegjezi është duke kërkuar të transferohet te Borusia Dortmund në Bundesligë.

Ruhr Nachrichten dhe Radio 91.2 përmendin se Haaland zbarkoi në aeroportin e Dortmundit duke përdorur një avion me qira. Haaland pritet të zhvillojë diskutime me Dortmundin.

Agjenti i Mino Raiola dyshohet se e ka shtyrë Haaland të negociojë me Dortmundin, sepse kjo mund të garantojë lojë të rregullt në vend se të bashkohet me një ekip të madh, por vetëm duke qëndruar rezervë.

Interesim për yllin e Salzburgut ka shprehur edhe Leipzig dhe lidhjet mes dy skuadrave mund edhe të ndikojnë në transferimin e tij. /IndeksOnline/