S’ka huazim për Ibrahimoviqin, synon të luftojë për një vend te Bayerni
Lojtari me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq ka vendosur të qëndrojë te Bayerni.
Ai dëshiron të luftojë për një vend në 11-shen e Vincent Kompanys, duke refuzuar ofertat që kishte për një tjetër huazim.
Ndër këto klube ishte edhe Werder Bremen, e cila interesohej për 20-vjeçarin nga Prizreni.
Ibrahimoviq, sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Heidenehemi ku bëri 34 paraqitje dhe shënoi 2 gola e 5 asistime./IndeksOnline/

