18:45 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / G T

Gol në derbin “Della Capitale”, shënon Roma

Skuadra e Romës ka kaluar në epërsi ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Golin për 1:0 e shënoi mbrojtësi italian, Gianluca Mancini, shkruan Indeksonline

Mancini shënoi golin e epërsisë në minutën e 42’të pas një asisti nga argjentinasi, Dybala.

Kujtojmë që skuadra e De Rossit është duke luftuar për një vend në UEFA Champions League dhe në rast se fiton derbin “Della Capitale” shkon në kuotën e 55 pikëve./Indeksonline/