23:55 / E Diele, 27 Qershor 2021 / C E

Gol nga 60 metra prej portierit, reagimi i “gardianit” të Penarol bëhet viral

Kevin Dawson, portieri i skuadrës Penarol në Uruguai, është tërbuar tej mase pasi pësoi gol nga rreth 60 metra distancë në ndeshjen kundër Villa Espanola.

Gjithçka ndodhi në minutën e 91-të, kur miqtë fituan një goditje dënimi dhe portieri Facundo Silva goditi për të krosuar në zonë.

Topi shkoi drejt e në portën e Penarol dhe Dawson pa topin t’i shkonte në rrjetë, pasi një prej shokëve të skuadrës i tha që ishte jashtë.

Portieri shkon te stenda e reklamave pas porte, duke e goditur me shkelm. Shishet e ujit fluturojnë prej tij, ndërkohë që ulërin me të madhe: “Pse më the që po del jashtë, pse?”.