14:48 / E Enjte, 02 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gola e spektakël në Itali, por fitojnë anglezët

Manchester City ka mposhtur Napolin me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për italianët i shënuan Insigne në minutën e 21-të dhe Jorginho në minutën e 62-të.

Ndërsa për anglezët shënuan Otamendi në minutën e 34-të, Stones në minutën e 48-të, Aguero në minutën e 69-të dhe Sterling në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Manchester City është e para me 12 pikë, tri më shumë se Shakhtar. /IndeksOnline/