08:33 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Golashënuesit më të mirë në Superligë, prijnë talentët

Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë tashmë në javën e 13-të.

Konkurenca për pozitën e parë është jashtëzakonisht e ashpër dhe e njëjtë është edhe lufta për këpucën e artë.

Me 7 gola po prin i riu 21 vjeçar Blend Baftiu i Ballkanit i cili po tregon ndeshje fantastike deri tash.

Pas tij menjëherë renditet talenti tjetër 21 vjeçar i Trepçës’89, Arb Manaj me 6 gola, shifër e njëjtë me Gerhard Prognin e Gjilanit.

Ja golashënuesit më të mirë deri tash:

1. Blend Baftiu – BALLKANI – 7

2. Arb Manaj – TREPÇA’89 – 6

2. Gerhard Progni – GJILANI – 6

4. Tomisllav Bushiq – GJILANI – 5

4. Van Harmone – DRENICA – 5

4. Betim Haxhimusa – DRITA – 5

4. Mendurim Hoti – FERONIKELI – 5

4. Kastriot Rexha – FERONIKELI – 5

/Indeksonline/