09:59 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Golashënuesit më të mirë të Kombëtares së Kosovës

Kosova tashmë ka krijuar një skuadër stabile për ndeshjet e nivelit botëror.

Pas suksesit në Ligën e Kombeve, Dardanët po përjetojnë rezultate pozitive edhe në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

I gjithë ky sukses është falë një loje kolektive e organizuar nga Challandes, shkruan Indeksonline.

Nëse dikur Kosova vuante për shënimin e golave, tashmë është krijuar një trinom i suksesshëm Zeneli – Muriqi-Rashica.

Po përveç tre sulmuesve kryesorë shpesh vendimtar kanë qenë edhe golat nga repartet tjera, sidomos ato të mbrojtësit Amir Rrahmani.

Golashënuesi më i mirë deri më tani është Arbër Zeneli, i cili ka arritur të realizoj shtatë gola.

Ai ndiqet nga Vedat Muriqi me pesë gola, ndërsa Rrahmani dhe Rashica kanë nga katër gola.

Më poshtë lista e realizatorëve më të mirë të Kosovës:

Arbër Zeneli – 7

Vedat Muriqi – 5

Amir Rrahmani – 4

Milot Rashica – 4

Benjamin Kololli – 3