75 Mall Live Search
11:16 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Golashënuesit më të mirë të Superligës

Janë zhvilluar pesë xhiro që nga fillimi i Superligës së Kosovës në futboll.

Flamurtari është befasia e kampionatit, ku pas pesë ndeshjesh ka katër fitore dhe një barazim, shkruan indeksonline.

Edhe futbollisti i tyre, Alban Shillova prinënë listën e golashënuesve më të mirë.

Ai deri më tani ka shënuar pesë gola, ndërsa pesë futbollist kanë nga tri gola.

5 GOLA:

Alban Shillova – KF Flamurtari

3 GOLA:

Mendurim Hoti – KF Feronikeli

Liridon Fetahaj – KF Liria

Qendrim Gashi – KF Liria

Mentor Zhdrella – KF Llapi

Ahmet Januzi – KF Llapi

Kurse me nga dy gola tashmë janë bërë 8 futbollist, ndërsa nga një gol kanë shenuar edhe 37 futbollist të tjerë. /IndeksOnline/