21:33 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Golat e shënuar në ndeshjen Shkupi-Ballkani (VIDEO)

Kanë kaluar 30 minuta lojë në ndeshjen Shkupi-Ballkani.

Rezultati aktual është 1-1, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaloi skuadra e Shkupit me Sunday Adentunji në minutën e 19-të.

Gëzimi i vendaseve zgjati vetëm katër minuta, pasi Albion Rrahmani shënoi golin e barazimit për Ballkanin në minutën e 23-të, pas asistimit të Armend Thaqit./IndeksOnline/