Gold Ag e Dani bashkojnë forcat, publikohet “E mira e Dukagjinit”
Këngëtarët e njohur Gold Ag dhe Dani, kanë lansuar duetin e tyre.
“E mira e Dukagjinit” titullohet projekti i cili i dedikohet vashave të Dukagjinit, shkruan Indeksonline.
Videoklipi është vizualizuar në qytetin e Pejës dhe në Rugovë, teksa vëmendje marrin edhe veshjet kombëtare.
Për tekstin dhe melodinë është kujdesur Goldi ndërsa orkestrimi nga Alban Furtuna.
Kujtojmë që ky është projekti i dytë që ka bërë këngëtarët bashkë, pas suksesit me këngën “Ma e mira”
Këngën e plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë./Indeksonline/

