Gold Ag ka disa fjalë për nënën e kryeministrit Haradinaj (Foto)
Të dielën që lamë pas u nda nga jeta Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Për këto ditë ai bashkë me familjen në tij pritën në Kullën e tyre në Gllogjan mysafirë nga mbarë trevat shqiptare.
Edhe reperi kosovar Gold Ag, që njihet si person i afërt me familjen Haradinaj, ka qenë për ngushëllime. Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Instagram, teksa shihet duke ngushëlluar nënën e kryeministrit e ku ka shkruar:
NËNA SHQIPTARE, simbol i heroizmit dhe sakrificës ndër shekuj. Në Gllogjan të Dukagjinit!