13:20 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mbledhje komemorative për Hilmi Haradinajn (Video)

Ka filluar ceremonia mortore, tubimi i hapur komemorativ para kullës së dëshmorëve në Gllogjan.

Mbledhja komemorative për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babai i dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj ka nisur pas homazheve që u bën me fillim nga ora 11:00.

Njëkohësisht me fillim të ceremonisë është interpretuar edhe himni kombëtarë përderisa pritet që pas përfundimit të kësaj ceremonie të bëhet edhe varrimi i Hilmi Haradinajt.

Varrimi bëhet në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan./Indeksonline/