21:49 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / G. T.

Golden Eagle Ylli fiton Ligën Unike

Golden Eagle Ylli ka fituar Ligën Unike, duke mundur në finale Pejën 79:82 (27:19, 14:19, 22:28, 14:16).

Ndeshja ishte mjaft interesante, ku Peja e nisi furishëm, duke pasur epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë 27:15, derisa kjo pjesë përfundon 27:19. Ylli nuk dorëzohet dhe pesë nga minuta nga fillimi i periodës së dytë, ngushton shifrat në 34:33. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, kurse pjesa e parë përfundon 41:38.

Skuadra nga Theranda vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke afruar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 59:60, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:66. Lojë shumë interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku luftohej për çdo top në parket. 10 e fundit ishin shumë interesant dhe dramatik, me rikthime të shumta në rezultat dhe një lojë spektakolare. Dueli u vendos në sekondat e fundit, ku Ylli triumfoi 79:82.

Te Peja u dalluan Aj Walton me 25 pikë e 10 kërcime, Brandon Walters me 16 pikë e 12 kërcime dhe Laron Dendy me 15 pikë e 9 kërcime, kurse te Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 21 pikë, Gëzim Morina me 15 pikë e 13 kërcime dhe Mitchell Ëilbekin me 18 pikë.

Erjon Kastrati u zgjodh MVP i finales. Ky ishte trofeu i parë në histori të klubit për Yllin.