15:31 / E Enjte, 11 Prill 2024 / k.v

‘Golden Eagle’ ndan 10 mijë euro për trajtimin mjekësor të ish-ushtarit të UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bajram Bajselmani është duke u ballafaquar me një sëmundje të rëndë.

Atij i duhet ndihmë për shërim jashtë vendit ndërsa deri më tani ende nuk është përmbushur kërkesa e nevojshme për tu nisur drejt Turqisë.

Sot nga Fondacioni ‘Golden Eagle’ kanë njoftuar se janë ndarë 10 mijë euro për trajtimin mjekësor të ish-ushtarit të UÇK-së./IndeksOnline/