14:44 / E Premte, 24 Maj 2024 / S Z

Golden Eagle ndan 5 mijë euro për 18 vjeçarin e diagnostikuar me leukimi

Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 5 mijë euro,  për 18 vjeçarin nga Prizreni Argjend Jonuzaj, i  cili është diagnostikuar me Leukimi dhe i duhet trajtim urgjent jashtë vendit për transplant të palcës kurrizore.

Vlera totale e trajtimit kushton 159,000.00€ nga e cila Ministria e Shëndetësisë e financon shumën prej 73,000.00€ dhe i duhen edhe 86,000.00€ për ta vazhduar trajtimin.

Andaj Golden Eagle i fton  të gjithë shqiptarët, që t’i dalin në ndihmë Argjendit.

Prindi (babai): Berat Jonuzaj
Kontakti: 049 575 799
Transfere brenda Kosovës:
Banka TEB
20-28-0001445241-46
Transfere jashtë Kosovës: XK05 20-28-0001445241-46
SWIFT: TEBKXKPR028