18:33 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Golden Eagle Ylli arrinë në finale të Kupës së Kosovës

Ylli dhe Bashkimi janë përballur sonte në kuadër të gjysëmfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshje kjo në të cilën të dyja skuadrat e dhanë maksimumin e tyre mirëpo ishte Golden Eagle Ylli ajo që arriti të kaloj në finale.

Çereku i parë i kësaj ndeshje përfundoi me epërsinë e Yllit me rezultat 12-24, e kështu Ylli edhe në pjesët e tjera vazhdoi me epërsi, duke dalë nga ndeshja me fitore.

Ndeshja përfundoi me rezultat 79-69, pra me dhjetë pikë në epërsi për Yllin.

Më vonë do të zhvillohet një ndeshje po ashtu mjaftë sfiduese në mes Pejës dhe Rahovecit./Indeksonline/.