11:38 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / B O

Golden Eagle Ylli e largon nga skuadra qendrën boshnjake

Golden Eagle Ylli i ka ndarë rrugën me qendrën boshnjake, Ismet Sejfic.

29 vjeçari i gjatë 208 centimetra është larguar nga skuadra suharekase pa lënë shumë gjurmë.

“Me marrëveshje të dyanëshme dhe me kërkesën e vetë lojtarit kemi ndërprerë bashkpunimin me 𝗜𝘀𝗺𝗲𝘁 𝗦𝗲𝗷𝗳𝗶𝗰́
Klubi e falenderon për kontributin e tij në ekip, i dëshirojmë shumë suksese në jetë dhe karrierë” thuhet në njoftimin e Yllit./Indeksonline/