Golden Eagle Ylli gjen zëvëndësuesin e Olmosit
Skuadra suharekase, Golden Eagle Ylli ka gjetur trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Endrit Elshanin, i cili zëvëndëson spanjollin Paco Olmos, i cili u shkarkua gjatë ditës së sotme.
Elshani, do të jetë trajner i Golden Eagle Yllit deri në fund të sezonit.
Ai pritet të menaxhojë skuadrën që në ndeshjen e radhës të Golden Eagle Yllit, që e zhvillon ndaj Borës në fundjavë./IndeksOnline/

