10:18 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Golden State humbet ndaj Portland, Houston merr kreun në Perëndim

Kampionët e Golden State u mundën 123-117 nga Portland në sfidën e radhës në NBA, hum bje që i kushton shumë skuadrës së Warriors, që humbasin kryesimin e renditjes në Perëndim. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, fituar me meritë nga Portland, që korrën suksesin e 33-të sezonal falë 44 pikëve të Lillard dhe 29 të McCollum. Për Warriors u dallua Durant me 50 pikë, por që mbetën për statistikë. Nga kjo humbje përfiton Houston, që mundim 100-91 Sacramento, duke u ngjitur në krye të renditjes në Perëndim, sfidë ku diferencën e bëri Harden me 28 pikë, ndërkohë që të 5 titullarët e ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe New Orleans, që mundi 139-117 Lakers, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Davis me 42 pikë e 15 rebaund.

Zhgënjen edhe skuadra e Boston, që dorëzon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Basketbollistët e Celtics u mundën 129-119 nga Clippers, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Irving realizoi 33 pikë për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Clippers 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me Jordan që ishte autor i 30 pikëve dhe 13 rebaund. Fitore në sekondat e fundit korri Philadelphia, që mundi 104-102 Miami, ndeshje emocionuese deri në fund, ku gjithçka u vendos Simmons, që realizoi 18 pikë, 12 rebuand e 10 asist. Po 104-102 fiton edhe Charlotte, që mposhti Orlandon (Howard 22 pikë e 13 rebaund), ndërsa skuadra kanadeze e Toronto fitoi 122-98 ndaj Chicago (Ibaka e Loëry nga 20 pikë secili). Falë këtij suksesi, Toronto ka marë kreun e renditjes në Lindje.

REZULTATET E SOTME

Detroit – Atlanta, 104-98

Orlando – Charlotte, 102-104

Philadelphia – Miami, 104-102

Brooklyn – Indiana, 103-108

New York – Washington, 113-118

Boston – Clippers, 119-129

Chicago – Toronto, 98-122

Houston – Sacramento, 100-91

Memphis – Oklahoma, 114-121

New Orleans – Lakers, 139-117

Utah Jazz – Phoenix, 107-97

Portland – Golden State, 123-117