11:42 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Golden State mposht Pelicans falë Durant, Houston prek finalet në Perëndim

Golden State mundi 118-92 New Orleans në gjysmëfinalen e katërt në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve dhe tashmë është vetëm një fitore larg finaleve në këtë kah të NBA-së. Një ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në fillim dhe thelluar shifrat në çdo periodë. Durant ishte më i miri në fushë, autor i 38 pikëve, mbështetur nga Curry me 23, ndërsa New Orleans nuk përfitoi nga faktori fushë, me Davis që realizoi 26 pikë e 12 rebaund, por që mbetën për statistikë.

Po 3-1 udhëheq me ndeshje edhe skuadra e Houston, që mundi 100-87 Utah Jazz, duke qenë shumë pranë finaleve në Perëndim. Ndeshje e dominuar nga basketbollistët teksanas, që edhe spe luanin jashtë fushe patën epërsi në parket, duke u shkëputur që në fillim dhe administruan avantazhin deri në fund. Për Jazz u dallua Mitchell me 25 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Houston u dalluan Paul me 27 pikë e Harden me 24, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Ndeshje e radhës luhet në fushën e Rockets.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, (2-0 me ndeshje)

Toronto – Cleveland, (0-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz, 100-87 (3-1 me ndeshje)

Golden State – New Orleans, 118-92 (3-1 me ndeshje)