12:21 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Golf 2-shi legjendar, e bën kahre autostradën në Veternik

Golf 2-shi vazhdon të jetë vetura “legjendare” e komunikacionit në Kosovë. I pari për të mirë e për të keq, ky model shpesh është protagonist në komunikacion në rrugët e Kosovës.

Vëmendjen e ka marrë edhe sot në autostradën për Ferizaj, në rrugën e Veternikut.

Golf 2-shi shihet duke lëvizur në kahje të gabuar në autostradë duke rrezikuar seriozisht të gjithë në komunikacion.

Madje, siç mund të shihni në videon e siguruar nga Indeksonline, në një moment gati sa nuk përplaset ballë për ballë me një veturë në lëvizje.

Mësohet se Policia më pas i është vënë pas dhe ka ndaluar mjetin për këtë shkelje të madhe në komunikacion./Indeksonline/